Ndërlidhjet

Trupat britanike lënë Afganistanin në fund të 2014-ës


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka konfirmuar se Britania do të veprojë në përputhje me planin e saj për tërheqjen e trupave nga Afganistani në fund të 2014-ës.

Kameron, duke folur gjatë takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai, tha se Londra do “marrëdhënie afat-gjata me Afganistanin” edhe pas tërheqjes së ushtarëve.

Takimi që është zhvilluar në rezidencën e Kameronit “Chequeres”, vjen një ditë pasi Karzai dhe presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, u dakorduan në Paris që trupat franceze të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç preferojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Britania ka rreth 9,500 trupa në Afganistan – shumica e tyre të pozicionuara në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG