Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe ndalon misionin në Siri


Liga arabe ka bërë të ditur se ka pezulluar misionin e saj vëzhgues në Siri, pas përshkallëzimit intensiv të dhunës. Në deklaratën e bërë publike sot, thuhet se “aktiviteti i rreth 100 monitoruesve ka ndaluar”.

Kreu i Ligës dhe kryeministri i Katarit kanë udhëtuar drejt Nju Jorkut për të kërkuar mbështetjen e OKB-së për planin e shteteve arabe që do t’i jepte fund krizës në Siri.

Udhëtimi i tyre vjen pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua draft-rezoluta e bazuar në planin e Ligës Arabe.

Mediat shtetërore të Sirisë bëjnë të ditur për shtatë ushtarë të vrarë në një pritë pranë Damaskut, ndërsa, sipas aktivistëve, forcat e sigurisë kanë vrarë 11 persona, po ashtu pranë Damaskut.
XS
SM
MD
LG