Ndërlidhjet

Irani voton përgjigjen ndaj sanksioneve evropiane


Parlamenti i Iranit pritet të votojë sot për të ndaluar ose jo dërgimin e naftës në Bashkimin Evropian - që është edhe konsumatori i tij i dytë më i madh.

Ky zhvillim vjen pasi BE-ja, javën e kaluar, votoi për embargo të naftës kundër Iranit dhe për të ngrirë asetet e Bankës së tij Qendrore.

Masat e Bashkimit Evropian në përgjigje të programit bërthamor të Teheranit do të hyjnë në fuqi në muajin korrik.

Nëse Parlamenti iranian miraton ligjin për ndalimin e dërgesave të naftës në Evropë, legjislatura duhet të votohet edhe nga Këshilli Mbrojtës.

Kalimi i këtij ligji do të mund të vinte në vështirësi disa shtete evropiane, si Greqinë dhe Italinë, të cilat mbështeten në naftën e Iranit.
XS
SM
MD
LG