Ndërlidhjet

logo-print

ANEB, për bisedime në Iran


Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara kanë nisur vizitën treditore në Iran.

Ekipi i ekspertëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) nuk pritet të vizitojë ndonjë objekt bërthamor, porse do të bisedojë me zyrtarët iranianë.

Kryeinspektori Herman Nakerts i ka bërë thirrje Iranit të punojë me misionin, duke shtuar se një bashkëpunim i tillë veçmë është i vonuar.

Raporti që ka nxjerrë ANEB në muajin nëntor sugjeron se disa aktivitete atomike të Teheranit kanë për qëllim zhvillimin e armëve bërthamore.

Këto akuza hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG