Ndërlidhjet

Damasku “i befasuar” me Ligën Arabe


Damasku është shprehur “i befasuar” me vendimin e Ligës Arabe për të pezulluar misionin e saj vëzhgues në Siri.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA citon autoritetet të kenë shprehur “keqardhje”, duke thënë se Qeveria e presidentit Bashar al-Asad ishte “e përkushtuar” ndaj këtij misioni dhe mbrojtjes së tij.

SANA tha se pezullimi i misionit është “një përpjekje për të përfshirë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të rritur presionin e ndërhyrjes së jashtme në çështjet e Sirisë”.

Liga e Shteteve Arabe ka ndaluar të shtunën misionin vëzhgues në Siri, pas përshkallëzimit intensiv të dhunës. Aktivistët thonë se të paktën 30 njerëz janë vrarë një ditë më parë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG