Ndërlidhjet

Zholi nxit zhurmë nacionaliste

  • RFE /RL

Anxhelina Zholi & Bred Pit

Anxhelina Zholi & Bred Pit


Arritjet e fundit kinematografike të Anxhelina Zholit kanë nxitur zhurmë nacionaliste në Serbi.

Gjembat e mediave, që në Beograd cilësohen si të shquara, burojnë nga debutimi i fundit i Zholit si skenariste dhe regjisore në filmin “Në tokën e gjaku dhe të mjaltit”, i cili për temë ka luftën në Bosnjë.

Filmi dhe vetë Zholi janë në qendër të një debati të xhindosur në Serbi, në lidhje me çështjen më të ndjeshme politike të vendit: shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë në fillim të viteve ‘90 dhe përgjegjësinë e Serbisë për fushatën e spastrimit të paligjshëm etnik kundër civilëve myslimanë dhe kroatë, gjatë luftës në Bosnjë.

Anxheline Zholi

Anxheline Zholi

Zërat e mediave serbe thonë se tregimi i Zholit për romancën e dashurisë ndërmjet një vajze myslimane dhe një oficeri të ushtrisë serbe, në mënyrë të paligjshme diskrediton serbët etnikë dhe formëson konfliktin nga “perspektiva e dukshme anti-serbe”.

Regjisori i filmit, Emir Kusturica, i ka thënë së fundmi gazetës beogradase “Blic” se filmi i Zholit është “rezultat i propagandës së Hollivudit”. Këto komente pasojnë deklaratat e ngjashme të aktorit jugosllav, Bata Zhivojinoviq, njëherësh ish-anëtar i Parlamentit të Serbisë dhe për kohë të gjatë aleat i Sllobodan Millosheviqit. Ai ka thënë për tabloidin “Kurir” se “Anxhelina është e trullosur”.

Gazeta “Veçernje Novosti”, e cila pjesërisht është pronë e Qeverisë serbe, është përmbajtur nga kritikat personale ndaj Zholit, por filmin e saj e ka quajtur “një copë të propagandës politike”. Po sipas kësaj gazete, filmi “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” është skandali më i madh kinematografik në disa dekadat e fundit në rajon.

Ndërkaq, aktori serb, Dragan Bjellogërliq, ka thënë se interpretimi i ngjarjeve nga ana e Zholit është “i cekët”, dhe kjo, siç është shprehur, e ka bërë të ndalojë së shikuari filmin pas gjysmë ore.

Por, ka edhe ca serbë që tani kanë nisur të flasin në mbrojtje të Zholit. Regjisori serb, Stevan Filipoviq, thotë se sulmet ndaj Zholit dhe filmit të saj janë në përputhje me një valë të përgjithshme të nacionalizmit në Serbi.

“Kjo është një recetë e vjetër, që është përdorur 1 milion herë nga nacionalistët. Gjëja më qesharake është fakti se askush nuk e ka parë filmin dhe ata e bazojnë opinionin e tyre nga skenat e promos. Shumica nga ta madje nuk e ka parë as promon, por kanë zgjedhur të thonë se është një film anti-serb. Kjo është mënyrë se si shkojnë gjërat këtu”, thotë Filipoviq.

Gjatë xhirimit të filmit...

Gjatë xhirimit të filmit...

Së fundmi, Zholi është akuzuar nga mediat serbe se ka bërë thirrje edhe për “ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës”, shkrime këto që aktorja i ka hedhur poshtë.

Filmi “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit - kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.

Fillimisht, filmi ka qenë i padëshiruar edhe për viktimat e luftës në Bosnjë, të cilat kishin dëgjuar thashetheme pa bazë, se filmi kishte të bënte me një viktimë përdhunimi, e cila bie në dashuri me përdhunuesin e saj. Por, më pas ai është mirëpritur dhe është cilësuar si i fuqishëm dhe i rëndësishëm për njerëzit që kanë mbijetuar luftën.

“Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” - i nominuar për filmin më të mirë të huaj në Globin e Artë - muajin e ardhshëm do të nisë të shfaqet në Ballkan.(v.t)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG