Ndërlidhjet

Bashkimi Afrikan me seli të re


Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan kanë përuruar selinë e re të këtij mekanizmi në vlerë prej 200 milionë dollarësh.

Ndërtesa 20-katëshe është financuar nga Kina dhe ndodhet në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa.

Zyrtari i lartë kinez, Xhiao Kingllan, tha se “dhurata është simbol i thellimit të marrëdhënieve”.

Ai tha se Kina është partneri më i madh tregtar i Afrikës dhe se investimet kineze në këtë vend arrijnë vlerën e 13 miliardë dollarëve.
XS
SM
MD
LG