Ndërlidhjet

Egjiptianët votojnë për Dhomën e Lartë


Egjiptianët kanë nisur sot votimet në fazën e parë të zgjedhjeve për Dhomën e Lartë të Parlamentit, e njohur si Këshilli Shura.

Anëtarët e këtij këshilli dhe ata të Asamblesë Popullore (Dhomës së Ulët) do të zgjedhin panelin për draftimin e Kushtetutës së re të Egjiptit.

Zgjedhjet për Këshillin Shura zhvillohen në dy faza. E para, që zë vend të dielën dhe të hënën, përfshin 13 provinca - në mesin e tyre qytetet: Kajro dhe Aleksandria, ndërsa faza e dytë, që pritet të zhvillohet më 14 shkurt, përfshin 14 provincat e mbetura të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG