Ndërlidhjet

Dhunë në Siri, 19 të vrarë


Raportet thonë se të paktën 16 ushtarë dhe 3 civilë janë vrarë në përleshjet e së dielës në Siri.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se 10 ushtarë kanë pësuar kur konvoji i tyre është sulmuar në veriperëndim të vendit, ndërsa 3 civilët janë vrarë nga përleshjet me trupat e regjimit, në afërsi të Damaskut.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se 6 ushtarë të tjerë kanë humbur jetën në rajonin Sahnaja, kur autobusi i tyre është sulmuar nga “terroristët e armatosur”- një referencë kjo që autoritetet siriane e përdorin për rebelët.

Raportet është vështirë të verifikohen në mënyrë të pavarur, për shkak të masës së qeverisë që ndalon gazetarët e huaj të raportojnë nga brenda vendit.

Siria që nga marsi i kaluar përballet me protesta anti-qeveritare që kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG