Ndërlidhjet

logo-print

Ban kërkon respekt ndaj homoseksualëve


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, u ka bërë thirrje udhëheqësve afrikanë që “të respektojnë të drejtat e homoseksualëve”.

“Njëra nga format e diskriminimit është injorimi në bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinor”, ka thënë Ban në hapje të samitit të Bashkimit Afrikan.

Ai ka kujtuar gjetjet, sipas të cilave, “disa qeveri afrikane sillen ndaj këtyre njerëzve si ndaj qytetarëve të klasës së dytë apo madje edhe si ndaj kriminelëve”.

Në kryeqytetin e Etiopisë sot është hapur samiti dyditor, në të cilin marrin pjesë zyrtarët më të lartë të 54 vendeve anëtare të Unionit Afrikan. Temë e samitit janë krizat në kontinentin e Afrikës dhe zgjedhja e udhëheqësisë së lartë të kësaj organizate rajonale.

Që një vit nga samiti paraprak, Afrika është përballur me “pranverën arabe” në veri të kontinentit, me krizën pas-zgjedhore në Bregun e Fildishtë, me luftimet në Somali, e cila vuan nga uria me vite të tëra, si dhe me ngjarje të tjera.
XS
SM
MD
LG