Ndërlidhjet

Publikohet lista e viktimave në tragjedinë e Italisë


Autoritetet italiane kanë publikuar listën e 17 personave, për të cilët është konfirmuar zyrtarisht se kanë humbur jetën në incidentin e anijes “Costa Concordia”.

Në mesin e të vdekurve janë identifikuar 16 viktima, ndërsa për njërën po vazhdojnë hetimet.

Bëhet fjalë për pesë gjermanë, katër francezë, tre italianë, dy peruanë, një hungarez dhe një spanjoll.

Lista përfshin tre anëtarë të ekuipazhit - dy peruanë dhe një hungarez.

Roma ka publikuar edhe listën e personave që konsiderohen të zhdukur - në mesin e tyre shtatë gjermanë, katër italianë, dy francezë, dy amerikanë dhe një indian.

Ditë më parë, anija “Costa Concordia”, me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ka goditur shkëmbin afër Ishullit Giglio, në brigjet perëndimore të Italisë.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.
XS
SM
MD
LG