Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi uron Janez Janshën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Janez Janshën për zgjedhjen në postin e kryeminist​rit të Sllovenisë, duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtesjshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

"Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj kryeministër i Sllovenisë".

"Sllovenia është një shtet mik, që ka ndikuar pozitivisht në të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, në të gjitha periudhat historike, që kulmoi me njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës më 2008", thuhet mes tjerash në letrën e kryeministrit Thaçi.

Për Janez Janshën, kandidat i koalicionit të qendrës së djathtë, kanë votuar 51 deputetë të Parlamentit slloven, ndërsa 39 kanë qenë kundër.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit në Slloveni, partia e Janshës ka dalë e dyta me 26.3 për qind të votave, ndërsa në vend të parë ishte “Sllovenia Pozitive” e Zoran Jankoviqit me 28.51 për qind të votave.

Jankoviq nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG