Ndërlidhjet

logo-print

Mbështetje për gjykatësin e akuzuar spanjoll


Mijëra persona kanë marshuar sot në Spanjë për të shprehur mbështetjen e tyre për gjykatësin Baltasar Garzon, i cili po përballet me akuzat për abuzim të detyrës.

Konkretisht, akuzat kundër tij lidhen me urdhrin për hetimin e zhdukjes së 114,000 njerëzve gjatë luftës civile në Spanjë (1936-1939) dhe diktaturës pasuese të gjeneralit Francisko Franko.

Gjykata Supreme ka hapur rastin kundër Garzonit javën e kaluar.

Ai ka arritur famën ndërkombëtare me përpjekjet e tij për të ekstraduar nga Londra diktatorin kilian, Augusto Pinoçeti.

Nëse dënohet, Garzon mund të pezullohet nga profesioni ligjor.
XS
SM
MD
LG