Ndërlidhjet

Ekonomia e Spanjës tkurret për 0.3%


Instituti Kombëtar i Statistikave në Spanjë tha se ekonomia e vendit është tkurrur për 0.3 për qind gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.

Një rrëshqitje e mëtejshme e ekonomisë së katërt më të madhe në botë, do ta vinte Spanjën në recesionin e dytë në më pak se tre vjet.

Javën e kaluar, autoritetet kanë thënë se shkalla e papunësisë në Spanjë është 22.8 për qind, çfarë është norma më e lartë e papunësisë në Eurozonë dhe njëra nga më të lartat në botën e industrializuar.
XS
SM
MD
LG