Ndërlidhjet

Kabuli planifikon bisedime me talibanët


Zyrtarët afganë planifikojnë të nisin bisedime direkte me militantë talibanë në javët e ardhshme.

Një zyrtar i lartë në Kabul, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se takimi është paraparë të mbahet në Arabinë Saudite.

As zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe as Ministria e Jashtme nuk kanë dashur t’i konfirmojnë pohimet.

Megjithatë, anëtari i Këshillit të Lartë për Paqe, Ismail Kasimjar, i ka thënë shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë se “është shumë optimist” se zyrtarët e Kabulit do të përfshihen shumë shpejt në bisedime direkte me përfaqësuesit talibanë, që do të mbahen në Arabinë Saudite ose në Turqi.

Ai ka thënë se nisma për bisedime në Arabinë Saudite është e ndarë nga takimet e mëparshme ndërmjet talibanëve dhe zyrtarëve amerikanë, përmes zyrës ndërlidhëse të talibanëve në Katar.

Kasimjar tha se edhe Pakistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis zyrtarëve të Qeverisë afgane dhe talibanëve.
XS
SM
MD
LG