Ndërlidhjet

Vrasësi serik dënohet me burgim të përjetshëm


Një gjykatë ruse ka dënuar me burgim të përjetshëm personin që ka sulmuar seksualisht dhe më pas i ka vrarë 15 gra dhe një adoleshent.

Zyra e Prokurorit tha se Vladimir Mirgorod, 32 vjeç, është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjeve serike pas keqtrajtimit seksual të viktimave në Moskë dhe në zonat e braktisura rreth saj. Vrasësi thuhet të ketë vepruar në periudhën 2002-2004.

Ai i ka shpëtuar arrestimit për disa vjet, pasi po shërbente burgun për vepra të tjera penale.

Mësohet se kur Mirgorod është liruar nga burgu në vitin 2010 – ku ka vuajtur dënimin për grabitje dhe përdhunim – hetuesit kanë kontrolluar shenjat e gishtërinjve të tij dhe kanë vërtetuar se ato ishin identike me ato që kanë mbetur në katër skena krimi, para se ai të shkonte në burg.
XS
SM
MD
LG