Ndërlidhjet


Analistët politikë në Maqedoni vlerësojnë se fyerjet e fundit ndërfetare pas karnavalit të Vevçanit, djegia e flamurit maqedonas në Strugë, protestat e shqiptarëve kundër fyerjeve në ndeshjet sportive, janë të nxitura për të kamofluar problemet serioze me të cilat përballet vendi, siç është moszgjidhja e kontestit të emrit, bllokimi i procesit integrues dhe gjendja e rëndë ekonomike.

Ky tension është që kur është VMRO DPMNE në pushtet, dhe është një nacionalizëm i projektuar i qeverisë që çdo ditë e më shumë merr përmasa më serioze.
Ky tension është që kur është VMRO DPMNE në pushtet, dhe është një nacionalizëm i projektuar i qeverisë që çdo ditë e më shumë merr përmasa më serioze. Ata paraqiten si mbrojtës të një maqedonizmi, dhe nuk e di në kanë bërë llogari se kjo situatë deri ku mund t’i çojë zhvillimet. Deri më tani ata (strukturat maqedonase qeveritare) kënaqen se këto gjëra i kanë nën kontroll. Ata mendojnë se tërë këtë situatë e kanë nën kontroll dhe u siguron vota, u siguron mbijetesë politike, u siguron ardhmëri politike. Kjo është logjika me të cilën VMRO DPMNE operon”, thekson Alajdin Demiri analist politik.

Nga ana tjetër, Mirjana Malevska, eksperte për marrëdhënie ndëretnike, thotë se zhvillimet e fundit duhet të merren seriozisht, ngase paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e vendit.

Në situata të këtilla, ku paraqiten incidente, do të thotë se diçka nuk është në rregull dhe nuk duhet anashkaluar mundësinë se mund të vihet në pikëpyetje serioze siguria e shtetit”, thekson Malevska.

Ajo thekson se autoritetet shtetërore duhet të reagojnë më shpejtë ngase e kaluar ka dëshmuar se në vend lehtësisht mund të eskalojnë konfliktet ndëretnike dhe ata ndërfetare.

Është e njohur se parti politike të caktuara, grupe të ndryshme qëllimmira ose qëllimkëqija, janë në gjendje të manipulojnë këtë situatë pakënaqësisë në mesin e qytetarëve e cila është më se evidente për qëllime të caktuara të cilat aspak nuk janë në favor të stabilitetit të vendit, proceseve të integrimit dhe aq më pak në favor të interesave të qytetarëve në përgjithësi”, thekson ajo.

Nga ana tjetër, sipas Alajdin Demirit, është simptomatike heshtja e partisë politike shqiptare në pushtet përderisa gjithnjë e më shumë rritet pakënaqësia brenda qytetarëve.

Përderisa zëvendëskryeministri shqiptar del me deklaratë se ‘unë nuk kam parë asgjë dhe skam dëgjuar asgjë të keqe kundër shqiptarëve’, është krejtësisht e qartë se kjo parti politike e ka humbur rrugën në këtë drejtim, edhe pse bëhet fjalë për tema më të rënda më të ashpra të cilat edhe mund të sigurojnë edhe destabilizim të vendit, po çuditërisht sipas një praktike disa vjeçare të strucit, e fusin kokën në zall dhe sillen sikur asgjë nuk ndodh, e në të vërtetë ndodhin shumë procese, por ata janë jashtë këtyre proceseve”, shprehet Demiri.

Ndryshe komiteti për marrëdhënie mes bashkësive etnike, të mërkurën pritet të thërrasë seancë në të cilën do të debatohet rreth ngjarjeve të fundit në karnavalin e Vevçanit dhe fyerjet në ndeshjet sportive të cilat cenojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Qëllimi është për të kontribuar në uljen e tensioneve, dërgimin e mesazheve pajtimin dhe rikthimin e mirëbesimit mes etniteteve si dhe uljen e gjakrave të provokuar nga zhvillimet e ngjarjeve të fundit.
Qëllimi është për të kontribuar në uljen e tensioneve, dërgimin e mesazheve pajtimin dhe rikthimin e mirëbesimit mes etniteteve si dhe uljen e gjakrave të provokuar nga zhvillimet e ngjarjeve të fundit”, ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë kryetarja e komitetit për marrëdhënie mes bashkësive etnike Ermira Mehmeti Devaja.

Ndërkohë partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE i ka dënuar aktet e dhunës duke theksuar se fajtorët do të dalin para organeve të drejtësisë.

Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, mirëkuptimit ndëretnik dhe respektit të ndërsjellë, duke respektuar normat kushtetuese të vendit si bazamenti më i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në vend”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski nga VMRO DPMNE, duke theksuar se veprimet e fundit nuk kontribuojnë për ndërtimin e mirëbesimit mes etniteteve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG