Ndërlidhjet

Maqedoni: Apel për përmbajtje


Liderët myslimanë në Maqedoni kanë apeluar për qetësi në mesin e anëtarëve të komunitetit, pas zemërmit ndaj karnevalit, në të cilin të krishterët ortodoksë përqeshën myslimanët duke bartur veshje të grave të njohura si burka.

Incidenti i 13 janarit në festivalin e Vevçanit ka nxitur zemërim, e nganjëherë edhe demonstrata të dhunshme në mes të myslimanëve, të cilët përbëjnë 33 për qind të popullatës dhe akuzojnë shumicën se po nxit urrejtjen ndaj tyre.

Të shtunën protestuesit sulmuan autobusët dhe grisën një flamur maqedonas, duke e zëvendësuar atë me një flamurr të gjelbër, që përfaqëson islamin.

Në një deklaratë të lëshuar sot, liderët myslimanë kërkuan vetëpërmbajtje dhe akuzuan qeverisë se po e promovon islamofobinë.

“Sjellja e myslimanëve duhet të jetë e përmbajtur, por fatkeqësisht, ne shqetësohemi me islamofobinë në Maqedoni, e cila është e kombinuar shpesh me propagandë qeveritare”, kanë thënë ata.

“Kështu ndodhi edhe me karnevalin, të cilin qeveria e mbështet çdo vit me paratë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ato të myslimanëve’, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG