Ndërlidhjet

Bankroton Spainair


Kompania spanjolle Spainair ka parashtruar kërkesën për bankrotim vullnetar, tri ditë pasi që papritur ndaloi të gjitha fluturimet duke lënë pa udhëtuar dhjetëra mijëra pasagjerë.

Kompania ajrore deklaroi detyrimet prej më shumë se 300 milionë eurosh në një parashtresë që do të dëgjohet nga një gjykatë tregtare e Barcelonës, thuhet në një deklaratë.

Kompanitë duhet të paraqesin plane të tilla, para se t’i pushojnë nga puna punëtorët.
Vlerësohet se rreh 4 mijë vende pune varen nga ky vendim, përfshirë këtu edhe kontraktuesit.

Të paktën 37 mijë fluturime të pasagjerëve janë prekur deri më tash nga vendimi i Spainar, që të anulojë të gjitha operimet të premten në mbrëmje, ka thënë një zëdhënës i kompanisë ajorore Spainair.
XS
SM
MD
LG