Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia nuk mbështet Jeremiqin


Ministrja e Punëve të Jashtme, Vesna Pushiq ka thënë se Kroacia nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht Vuk Jeremiqin në kandidaturën për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Kandidatura e Vuk Jeremiqit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit”, ka thënë Pushiq, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi. Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë.
XS
SM
MD
LG