Ndërlidhjet

Obama në intervistën e parë virtuale: Ekonomia po rritet


Presidenti amerikan Barak Obama tha se ekonomia amerikane duket se po rimëkëmbet. Ai në intervistën e tij të parë virtuale përmes rrjetit Google Plus i është përgjigjur shumë pyetjeve që janë votuar më së shumti në YouTube.

Qëllimi ishte që të bëheshin pyetje në lidhje me fjalimin e javës së kaluar të Obamës.

“Ne po fillojmë të shohim disa shenja se ekonomia po e merr veten. Kemi krijuar 3 milionë vende pune në 22 muajt e kaluar dhe kemi parë rritjen më të madhe në prodhimtari, që nga të nëntëdhjetat, por mbetet edhe shumë për t’u bërë”, ka thënë Obama.

Ai ka folur edhe për sulmet me aeroplanët amerikanë pa pilotë në Pakistan.

Lideri amerikan ka thënë se sulmet e tilla kanë në shënjestër terroristët që duan t’i bëjnë keq amerikanëve dhe se nga to nuk janë shkaktuar viktima në masë të madhe.
XS
SM
MD
LG