Ndërlidhjet

Sot, rezoluta për fundin e mbikëqyrjes


Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të debatohet një projekt-rezolutë për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë nuk është mbështetur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka parë atë si një “tentativë të qeverisë Thaci për të mbuluar koncesionet në negociatat me Serbinë”.

Të shtunën, kryeministri Hashim Thaçi ka biseduar me liderët e partive politike, përfshirë edhe opozitën - përveç Vetëvendosjes - ku ka marrë mbështetjen për kryerjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, si parakusht i vendosur nga

Grupi Ndërkombëtar Drejtues, për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe kalimit në fazën e pavarësisë së plotë.
XS
SM
MD
LG