Ndërlidhjet

NATO: Dalim nga Afganistani më 2014


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca ushtarake i mbetet besnike planit që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane në fund të viit 2014.

Megjithatë, ai pranoi se faza finale e tranzicionit –që përfshin provincat dhe distriktet- do të fillojë në mesin e vitit 2013.

Komentet e tij vijnë pas atyrë të presidentit francez Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do ta përshpejtonte daljen dhe kërkoi nga NATO që të mbarojë misionin luftarak në vitin 2013.

Që kur filloi faza e tranzicionit një vit më parë, një numër qytetesh dhe zonash afgane kanë marrë përsipër sigurinë nga forcat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG