Ndërlidhjet

Gazetari i zhdukur rus është gjallë


Një gazetar rus që konsiderohej i zhdukur që prej 10 ditësh në Siri është gjallë dhe mirë me shëndet.

Aleksandër Ribin gjendet në Turqi dhe do të udhëtojë në Gjeorgji.

Kjo, sipas kryeredektorit të së përjavshmes taxhikistane “Bussines and Politics”, për të cilën Ribin punon si korrespondent.

Redaktori, Zhamshed Ulmasov, tha se ka marrë një email nga Ribini. Ulmasov nuk ka dhënë detaje tjera.

Që nga 20 janari, kur Ribin u largua nga qyteti Latakia i Sirisë, nuk është ditur asgjë për të.
XS
SM
MD
LG