Ndërlidhjet

Për dy ditë, 180 të vrarë në Siri


Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se më shumë se 180 njerëz janë vrarë në rethinat e Damaskut që nga e diela si rezultat i një aksioni të ushtrise siriane ndaj dezertorëve të ushtrisë.

Trupat qeveritare kanë përdorur tankse ndërsa raportohet se janë arrestuar qindra persona.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 100 persona janë vrarë të hënën, ndërsa 80 të dielën.

Nuk ka pasur konfirmime nga burime të pavarura për shkak të kufizimeve që u ka bërë mediave regjimi i Bashar Al Asadit.
XS
SM
MD
LG