Ndërlidhjet

Polonia nuk synon euron në 2015-ën


Zyrtarët qeveritarë thanë se Polonia nuk synon të pranojë monedhën euro në vitin 2015, por se duhet të arrijë kriteret e caktuara financiare për pranim në atë vit.

Ministri i financave Jaçek Rostovski tha në Bruksel se Polonia nuk “synon të hyjë në eurozonë në vitin 2015, por ne dëshiroumë që t’i arrijme kriteret fiskale deri atëherë.”

Rostovski tha se në vitin 2015, deficiti i Polonisë duhet të bie nën 1 për qind të
GDP-së, nga 5.6 sa ishte në vitin 2011.

Kjo nënkupton arritjen e kritereve të caktuara për konvertimin e monedhës lokale, zllotit në euro.
XS
SM
MD
LG