Ndërlidhjet

Parakushti për zgjedhjet e reja


Në kohën kur disa nga subjektet politike në Kosovë presin përfundimin e reformave zgjedhore dhe kushtetuese për t’ju rrekur një procesi të ri zgjedhor, në mekanizmat ndërkombëtarë theksohet rëndësia për zgjidhjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me manipulimet në zgjedhjet e fundit në vend.

Në javën e ardhshme Prokuroria e Shtetit pritet të publikojë raportin vjetor lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 12 dhjetor të vitit 2010 në Kosovës.

Lajmin ia bëri të ditur Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, e cila megjithatë nuk dha detaje për rezultatet e deritashme rreth shqyrtimit të këtyre lëndëve.

Raporti vjetor për lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mundshme gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë është duke u përgatitur. Shpresojmë se gjatë javës së ardhshme ai do të jetë i gatshëm. Megjithatë, për vendimet e gjykatave janë kompetente gjykatat e jo prokuroritë”, tha ajo.

Bazuar në raportin gjashtë-mujor të Prokurorisë së shtetit për këtë çështje, mësohet se në 191 ankesa për manipulime zgjedhore që i janë dërguar Prokurorisë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë akuzuar 502 persona.

Prej të gjithë këtyre rasteve që nga 30 dhjetori i 2010-ës e deri në verën e atij viti thuhet se janë mbyllur nëntë raste-një dinamikë e punës e cila ka shkaktuar kritika sikurse në vend ashtu dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Thirrjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve për të adresuar të gjitha rastet që kanë të bëjnë me parregullsitë gjatë zgjedhjeve të parakohshme u ritheksuan javën e kaluar në Raportin e fundit për Kosovën të Parlamentit Evropian.

Eurodeputetja, Ulrike Lunaçek, shfaqi shpresën që rezoluta në fjalë të nxisë dinamikën e punës në zgjidhjen e rasteve që kanë të bëjnë me manipulimet në zgjedhje.

Shpresoj se ajo ka ndikuar tashmë dhe se pas miratimit ta bëjë të qartë-jo vetëm se duhet të qartësohet parregullsitë gjatë votimeve e që keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë, por ne gjithashtu u kërkojmë politikanëve që reformat e premtuara zgjedhore dhe kushtetuese të përfundojë me kohë”, tha Lunaçek në një prononcim dhënë radios.

Njohësit e procedurave zgjedhore në Prishtinë akuzuan partitë politike për mungesë të vullnetit politik për të këmbëngulur në zgjidhjen e rasteve që kanë të bëjnë me manipulimet në zgjedhjet e dhjetorit të 2010-ës.

Zait Xhemajli tha se prokuroritë dhe gjykatat përkatëse nuk kanë trajtuar, ashtu siç deklaruar, me prioritet lëndët që kanë të bëjnë me manipulimet në zgjedhje.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që në punën e këtyre institucioneve të ketë ndikuar politika.

Unë jam i sigurt se as partitë politike nuk kanë qenë të interesuara për të çuar këtë çështje deri në fund e as për të insistuar tek organet gjyqësore. Mund të them se gjyqësori po ndikohet nga pak edhe nga partitë politike. Por, nëse vazhdon kështu, nuk besoj se jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhje të lira sipas standardeve evropiane”, u shpreh ai.

Ky vlerësim u hodh poshtë nga zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Kozmaqi:

Pa paragjykuar faktorët që mund të kenë ndikuar në dinamikën e deritashme të punës së prokurorive e gjykatave rreth zgjidhjes së lëndëve për parregullsitë në zgjedhjet e fundit, Lunacek u theksoi nevojën për një sistem të pavarur të drejtësisë.

Po që se do të ishte kështu, atëherë do t’u bëja thirrje partive politike të tregojnë më shumë përkushtim dhe ta bëjnë të qartë se këto gjëra nuk bën të ndodhin më. Natyrisht se mbështes një sistem të pavarur të drejtësisë, andaj dhe nuk duhej të kishte ndikime politike me të cilat gjykatave do t’u pamundësohej ta kryejnë punën e tyre”, vlerësoi ajo.

Lunacek bëri të ditur se rezoluta e cila u miratua në komitetin për marrëdhënie të jashtme të legjislativit evropian do të jetë e plotfuqishme pas miratimit në seancën e radhës plenare të këtij mekanizmi që pritet të mbahet në muajin mars.

Po në këtë muaj apo në fillim të prillit, Kuvendit të Kosovës mund t’i paraqiten amendamentet e bëra nga Komisioni për ndryshime në Ligjin mbi zgjedhjet.

Në këtë komision, që nga themelimi në muajin maj të vitit të kaluar, thuhet se rëndësi e veçantë i është kushtuar çështjeve kryesore për të cilat mendohet se janë burime të keqpërdorimeve elektorale.

Ndërkohë, sipas rezolutës së Kuvendit të Kosovës, me të cilën u mandatuan komisioni për ndryshime në ligjin zgjedhor dhe ai për ndryshime kushtetuese, zgjedhjet e parlamentare në Kosovë do të mund të mbahen nëntë muaj pas miratimit të këtyre ndryshimeve, ndërsa ato presidenciale pas gjashtë muajve që nga data e miratimit të ndryshimeve.
XS
SM
MD
LG