Ndërlidhjet

Mjekët ndërkombëtarë kontrollojnë Timoshenkon


Ministria e Jashtme e Ukrainës ka përgatitur një listë të mjekëve ndërkombëtarë, të cilët do të ftohen të kryejnë një ekzaminim të pavarur të ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh heqje lirie.

Mësohet se ekipi shëndetësor do të përbëhet nga profesionistë të Kanadasë, Gjermanisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ende nuk është caktuar asnjë datë për nisjen e ekzaminimit.

Timoshenko është shpallur fajtore tetorin e kaluar për, siç thuhet, shpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ka shërbyer si kryeministre e Ukrainës. Mbështetësit e saj kanë thënë se shëndeti i Timoshenkos është përkeqësuar dhe kanë kërkuar një ekzaminim të pavarur.
XS
SM
MD
LG