Ndërlidhjet

Mbi 1,500 refugjatë të mbytur gjatë 2011-ës


Më shumë se 1,500 refugjatë janë mbytur ose janë zhdukur duke bërë përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe, në vitin 2011.

"Kjo e bën 2011-ën vitin më vdekjeprurës në rajon prejse UNHCR-ja ka nisur t'i regjistrojë statistikat e tilla në vitin 2006", ka thënë zëdhënësja e komisionarit të lartë të OKB-së për refugjatë, Sibella Uillkes.

Ajo tha se zyrtarët e OKB-së janë "të shqetësuar" pasi që nga fillimi i këtij viti, pavarësisht detit të trazuar dhe kushteve të këqija të motit, tre anije kanë tentuar "udhëtimin e rrezikshëm" nga Libia.

Uillkes përmendi rastin e të paktën 18 emigrantëve somalezë, përfshirë 12 gra dhe një fëmijë, të gjetur të mbytur javën e kaluar në plazhet e Libisë.
XS
SM
MD
LG