Ndërlidhjet

Refuzohet zhbërja e rastit kundër gjykatësit spanjoll


Gjykata Supreme e Spanjës ka refuzuar kërkesën për të hedhur poshtë rastin kundër gjykatësit Baltasar Garzon, i cili akuzohet për kapërcim të autoritetit të tij.

Garzon akuzohet se ka urdhëruar hetimin e zhdukjes së 114,000 njerëzve nga forcat besnike të ish-diktatorit Franko.

Ai thuhet se ka tejkaluar autoritetin e tij në këtë rast, me arsyetimin se “krimet e dyshuara janë mbuluar nga një amnisti, për të cilën është rënë dakord në vitin 1977”.

Garzon është i njohur ndërkombëtarisht për përpjekjet e tij për të ekstraduar nga Londra diktatorin kilian, Augusto Pinoçeti.

Nëse dënohet, ai mund të pezullohet nga profesioni ligjor.
XS
SM
MD
LG