Ndërlidhjet

logo-print

Tragjedia “Costa Concordia” - ndalojnë kërkimet nën ujë


Zhytësit italianë kanë “ndaluar përfundimisht” kërkimet nën ujë për viktimat e tragjedisë “Costa Concordia”, pasi kushtet mbi ujë janë bërë “shumë të pasigurta”

Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se ekipet e emergjencës, megjithatë, do të vazhdojnë të inspektojnë pjesë të anijes që ndodhen mbi ujë, duke përdorur pajisje speciale për të zbuluar ekzistencën e ndonjë kufome.

Anija “Costa Concordia” ka pasur mbi 4,500 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi në bord kur është përplasur në brigjet perëndimore të Italisë, më 13 janar.

Shtatëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.
XS
SM
MD
LG