Ndërlidhjet

OKB: Shumica e afganëve s'i besojnë policisë


Kombet e Bashkuara kanë publikuar një sondazh që tregon se tetë nga dhjetë afganë nuk mendojnë se Policia Kombëtare e Afganistanit është e gatshme të marrë përgjegjësitë e rendit dhe të ligjit.

Gjashtëdhjetetetë për qind e të anketuarve kanë thënë se trupat e huaja duhet të qëndrojnë në shtetin afgan tani për tani.

Sondazhi nënvizon shqetësimet në lidhje me tranzicionin e përgjegjësive të sigurisë tek autoritetet afgane, kur trupat e huaja të largohen në vitin 2014.

Shqetësime ka edhe për sjelljen e policisë, si: përdorimin e tepruar të forcës fizike, paragjykimet e perceptuara dhe trajtimin ofendues.

Më shumë se gjysma e afganëve të anketuar besojnë se policët e Afganistanit janë besnikë ndaj klaneve të tyre.
XS
SM
MD
LG