Ndërlidhjet

Mospajtimi Turqi-Iran në arbitrazh ndërkombëtar


Turqia ka vendosur që mospajtimin e saj me Iranin lidhur me çmimin e gazit natyror, ta dërgojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Ministri turk i Energjisë, Taner Jilldiz, tha se Ankaraja nuk ka mundur të bëjë ndonjë progres lidhur me çështjen, gjatë negociatave me Iranin.

Turqia thotë se çmimet e gazit natyror, të ofruara nga Irani, janë mbi çmimet mesatare të tregut ndërkombëtar.

Irani, i cili, pas Rusisë, ka rezervat më të mëdha të gazit në botë, është njëri nga burimet kryesore të importeve të gazit natyror për Turqinë.

Ankaraja importon gaz natyror edhe nga Rusia, Nigeria, Azerbajxhani dhe Algjeria.
XS
SM
MD
LG