Ndërlidhjet

Ligji për gjenocidin armen në Këshillin Kushtetues


Mbi 140 deputetë dhe senatorë francezë i kanë kërkuar Këshillit Kushtetues të Francës të shqyrtojë ligjshmërinë e ligjit që konsideron vepër penale çdo mohim të gjenocidit të armenëve, të kryer nga Turqia Otomane.

Të dyja dhomat e Parlamentit francez kanë kaluar ligjin në javët e fundit, duke nxitur zemërimin e Turqisë, e cila ka kërcënuar me sanksione kundër Francës.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se do ta nënshkruajë ligjin në fillim të shkurtit.

Autoritetet turke e kanë mirëpritur kërkesën e sotme drejtuar Këshillit Kushtetues.

“Shpresoj se Këshilli Kushtetues do të bëjë atë që është e nevojshme”, ka thënë kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në vitin 2001, Franca i ka njohur si “gjenocid” aktet e kryera nga epoka otomane.

Qeveria ‘moderne’ e Turqisë ka mohuar çdo gjenocid kundër armenëve.
XS
SM
MD
LG