Ndërlidhjet

Ankesë ndaj lirimit të të dyshuarit për vrasjen e Zymberit


Prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka parashtruar ankesë në rastin e një personi, i cili ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi.

Personi i arrestuar u lirua të premten më 27 janar, sepse gjykatësi i procedurës paraprake, pos tjerash, tha se nuk mund të përjashtohej mundësia që ky person të jetë identifikuar gabimisht, dhe për këtë nuk kishte bazë të mjaftueshme për arrestimin e tij.
Trupi gjykues do të vendosë lidhur me ankesën e prokurorit, thuhet në komunikatën për media të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX.

Policia e EULEX-it kishte arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e Zymberit më 26 janar në fshatin Çabër, në veri të Kosovës.

Enver Zymberi, oficer i Policisë së Kosovës, është vrarë në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të 25 korrikut të forcave kosovare për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.
XS
SM
MD
LG