Ndërlidhjet

ANEB - Iran, pa marrëveshje


Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka përfunduar vizitën treditore në Iran, pa “asnjë shenjë të dukshme” të ndonjë marrëveshjeje rreth programit bërthamor të Teheranit.

Mediat iraniane thonë se dy palët janë dakorduar për bisedime të mëtejshme, por nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar.

Agjencia e lajmeve Fars tha se bisedimet kanë qenë “konstruktive”, përderisa ISNA bëri të ditur se ekipi i ANEB-it nuk ka vizituar asnjërën nga qendrat bërthamore të Iranit.

ANEB, nëntorin e kaluar, ka publikuar një raport, i cili vërteton se aktiviteti bërthamor i Republikës Islamike mund të ketë vetëm aplikime ushtarake – çfarë hidhet poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG