Ndërlidhjet

SHBA: Mit Romni fitoi në Floridë


Mit Romni ka arritur fitore të madhe në votimet për nominim presidencial republikan, mbrëmë vonë në Floridë.

Në këtë mënyrë ai i shtoi gjasët që të bëhet i nominuari i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale kundër Barak Obamës, në muajin nëntor.

Në Floridë, Romni fitoi 46% të votave, ndërsa rivali i tij, Njut Gingriç, 32%.

Kandidatët e tjerë, ish senatori Rik Santorum, mori 13%, ndërsa kongresmeni Ron Pol, 7% të votave.

Zoti Romni ka shprehur gëzimin e tij për fitore dhe i ka përshëndetur përpjekjet e rivalëve të tij, duke i dërguar mesazh Partisë Demokratike rivale se këto votime “nuk i ndajnë” republikanët, por i “përgatisin ata”.

Njut Gingriç ka theksuar se ende mbetet të mbahen votimet në 46 shtete, por sipas tij, votimet në Floridë treguan se gara për kandidat presidencial republikan është ndërmjet tij dhe zotit Romni.
XS
SM
MD
LG