Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 31 talibanë të vrarë


Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se nga sulmet ajrore, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë afro 31 luftëtarë talibanë.

Administratorët lokalë politikë, Vaxhid Kan dhe Amir Gula, thanë se sot herët në mëngjes ka pasur sulme me bomba në rajonet fisnore Orakzai dhe Kurram.

Një zyrtar ushtarak, duke folur në kushte të anonimitetit, tha se bazat në qarkun Orakzai, që përdoreshin nga mbështetësit e komandantëve talibanë, Mullah Tufan dhe Mohejudin, janë shkatërruar.

Sipas këtij zyrtari, është e mundshme, që komandant Mohejudini është vrarë.

Këto sulme u bënë pas luftimeve të ashpra në rrethin Kurram, ku trupat qeveritare të Pakistanit, dhe militantët, luftuan për një kodër strategjike, nga e cila shihen rrugët në Afganistan.

Gjatë kësaj përleshjeje janë vrarë afro 60 luftëtarë.
XS
SM
MD
LG