Ndërlidhjet

Rusia e refuzoi propozim rezolutën e OKB-së për Sirinë


Anëtarja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë të vetos, Rusia, e ka refuzuar propozim rezolutën, që ka për qëllim ndaljen e dhunës në Siri, duke thënë se ky dokument nuk e përjashton në mënyrë të qartë intervenimin e jashtëm ushtarak.

Perëndimi dhe Liga Arabe e kanë mbështetur këtë propozim rezolutë, e cila i bënë thirrje presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të tërhiqet nga pushteti.

Ajo është paraqitur mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, theksoi se dokumenti nuk është në favor të intervenimit të jashtëm ushtarak.

Mëtutje ajo theksoi:

“ Kjo është krizë që duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Me qëllim që të bëhet kjo, Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti Asad duhet të largohet dhe t’i lejoj të tjerët ta fillojnë procesin e negociatave politike për tranzicion, që do të çoj në zgjedhje dhe në përmbushjen e aspiratave dhe të të drejtave universale të njeriut të popullit të Sirisë”, tha Hillari Klinton, në diskutimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbrëmë vonë.
XS
SM
MD
LG