Ndërlidhjet

Raporti: Shërbimi pakistanez i mbështet talibanët


Një raport ushtarak konfidencial i Shteteve të Bashkuara, i siguruar nga organizatat e informacioneve, thotë se shërbimet sekrete të Pakistanit, i ndihmojnë militantët talibanë afganë t’i planifikojnë sulmet e tyre kundër forcave të jashtme në Afganistan.

BBC dhe gazeta londineze Tajms, thonë se raporti, poashtu, thekson që pasi forcat e udhëhequra nga NATO-ja të largohen nga Afganistani, në vitin 2014, talibanët vlerësojnë se ata do të jenë në gjendje ta marrin përsëri kontrollin në Afganistan.

Për Shërbimet e inteligjencës së Pakistanit, në raport thuhet se “manipulimi pakistanez i liderëve të lartë talibanë vazhdon me të njejtin intensitet” dhe se agjencia pakistaneze është e involvuar “për së afërti” me aktivitetet e militantëve.

Raporti ishte përgatitur nga ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe u ishte dhënë oficerëve të lartë të NATO-s në dhjetor të vitit të kaluar.

Ministria e jashtme e Pakistanit e ka hedhur poshtë këtë raport, duke e cilësuar atë si “të pavlefshëm” dhe duke thënë se Pakistani është i përkushtuar që të mos përzihet në Afganistanin fqinj.
XS
SM
MD
LG