Ndërlidhjet

Rasti PTK: Aktakuza konfirmohet pjesërisht


Një gjykatës i misionit EULEKS, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër pesë të pandehurve lidhur me marrëveshjen për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual ndërmjet PTK-së dhe kompanisë Dardafon, dhe bartjen e mëvonshme të licensës për Dardafonin, në vitet 2008 dhe 2009.

Mëtutje, siç njofton misioni EULEKS, gjykatësi i procedurës paraprake i ka konfirmuar tri pika të aktakuzës kundër Ismet Bojkut (Dardafon) dhe Blerim Devollit e Shkëlqim Devollit (Devolli Grup), dhe poshtu tri pika kundër Shyqyri Haxhës dhe Rexhë Gjonbalajt, të dy këta nga PTK-ja.

Aktakuza ishte ngritur më 9 qershor të vitit 2011 nga një prokluror i EULEKS-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës, thuhet, pos tjerash, në njoftim.
XS
SM
MD
LG