Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Protestat tregojnë se rusët "bëhen merak"


Kryeministri rus Vladimir Putin tha se protestat publike që kanë goditur Rusinë para zgjedhjeve presidneciale, në të cilin ai po kërkon të zgjidhet për një mandat të tretë janë shenjë “se njerëzit bëhen merak”.

Një seri protestash publike kanë ndodhur në Moskë dhe në Rusi pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, në të cilat shumë vëzhgues thanë se janë manipuluar. Duke folur para një grupi vëzhguesish të zgjedhjeve, Putini tha se lufta intensive për pushtet mund të ndihmojë në formimin e qeverisë.

Ai po ashtu njohu mundësinë që në zgjedhjet e 4 marsit do të avancojnë në një balotazh, por paralajmëroi se ruandi i dytë do të çojë në “destabilizim” politik.
XS
SM
MD
LG