Ndërlidhjet

Referendumi, ide e "kuzhinave të huaja"


Ideja për referendumin në veri të Kosovës është zier në “kuzhinat e huaja”, ka thënë ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Ai ka thënë se vendimi përfundimtar do të tregojë se çka është më e rëndësishme për liderët e veriut- interesi shtetëror dhe i qytetarëve apo i qendrave të tyre të huaja.

Ai ka thënë se kush punon kundër interesit të shtetit dhe të qytetarëve” duhet të bartë pasojat politike për krijimin e dëmit dhe pasojat për mbajtjen e referendimit, pa u fshehur pas qytetarëve dhe partive”.

Ai ka thënë se qeveria e Serbisë nuk do të dënojë popullin për shkak të hapave të gabuar të përfaqësuesve lokalë.
XS
SM
MD
LG