Ndërlidhjet

logo-print
"New York Times"

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur të kenë sukses në përmbushjen e obligimit kryesor të tyre: rritjen e fondit të shpëtimit për të mbrojtur ekonomitë e dobëta të Evropës nga dështimi në likuidimin e borxheve.

Në vend të kësaj, liderët e 25 vendeve të BE-së, nga 27 anëtare, janë pajtuar për nënshkrimin e një pakti të ri fiskal, që do t’i kufizojë ligjërisht ato nga luftimi i recesionit me stimuj të fuqishëm fiskalë.

Shumica e ekonomistëve jashtë Eurozonës e konsiderojnë këtë një qasje të rrezikshme. Këto vende përbëjnë më shumë se 20 për qind të ekonomisë botërore. T’i dënosh ato me recesione më të gjata dhe më të thella do të thotë të dobësosh ekonomitë gjetkë, që varen nga tregtia - prej Shteteve të Bashkuara deri te Kina.

Pa një fond më të madh ndihmash, investitorët ka të ngjarë të ruajnë bastin ndaj ekonomive të dobësuara, si në Itali e Spanjë, duke shtyrë përpara interesat e tyre të shpenzimeve, e rrjedhimisht duke rritur edhe deficitin e tyre.

Kështu, liderët evropianë kanë shtyrë deri në mars vendimin për më shumë para, por spekulatorët e tregut mund të mos pajtohen me pritjet.

Por, ajo që është edhe më dëshpëruese është se udhëheqësit evropianë besojnë se kanë pasur sukses.

“Duke marrë parasysh afatin, kjo ka qenë një kryevepër e vërtetë”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me paktin e ri fiskal.

Ishte muaji dhjetor kur ajo ua bëri të qartë liderëve të tjerë evropianë se miratimi i paktit fiskal për të balancuar buxhetet e tyre dhe për të reduktuar borxhin, është një parakusht thelbësor për Gjermaninë për të vazhduar pagesën e pjesës së saj të borxhit evropian.

Pakti fiskal vendos gjoba të konsiderueshme për secilin vend nënshkrues, deficiti i të cilit është mbi 0.5 për qind e bruto produktit të brendshëm.

Si ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian dhe kontribuuesja më e madhe në fondin e ndihmës, Gjermania vazhdon të përcaktojë qasjen në menaxhimin e krizës ekonomike të kontinentit. Të tjerët, veçanërisht ata që kanë nevojë për ndihmë për t’i paguar faturat e tyre, kanë më pak zgjedhje.

Një udhëheqëse e zgjuar si zonja Merkel do të ndërtojë një Bashkim më të fortë Evropian, duke ndihmuar fqinjët e saj.

Një udhëheqëse e zgjuar po ashtu do t’i kujtojë votuesit gjermanë se përparimi i ekonomisë së tyre, që varet nga eksportet, shtron kërkesa të vazhdueshme në vendet fqinje.(v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG