Ndërlidhjet

Erdogan: Po rritet racizmi e islamofobia


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka tërhequr vërejtjen për rritjen e racizmit dhe të islamofobisë në Evropë, ndërsa edhe njëherë ka denoncuar ligjin e e Francës që e kriminalizon mohimin e gjenocidit armen.

Ai ka shprehur mirënjohejn për senatorët francezë që e kanë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.

“Dua të shpreh mirënjohjen për 77 senatorët dhe 65 ligjvënësit në emër të Turqisë dhe popullit turk që e kanë apeluar ligjin në gjykatën më të lartë të Francës. I falenderoj përfaqësuesit vizionarë të Francës, që realizuan një nismë të rëndësishme për të penguar një gabim historik”, tha Erdogan në Ankara, në një takim të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.
XS
SM
MD
LG