Ndërlidhjet

Acari u merr jetën 79 njerëzve


Helikopterë të shpëtimit po lëshojnë furnzime dhe po evakuojnë dhjetëra njerëz nga fshatrat e mbuluar me borë në Serbi dhe Bosnje, ndërsa shifra e të vdekurve nga acari në Evropën Lindore ka shkuar në 79, njofton Associated Press.

Temperaturat kanë rënë në minus 32.5 gradë Celsius.

Në disa rajone, është ndërprerë energjia elektrike, është shkaktuar kaos në trafik dhe janë mbyllur shkollat dhe infermieritë.

Moti është aq i ftohtë saqë disa zona të Detit të ZIijanë ngrirë afër bregdetit rumun, dhe fjolla bore të rralla kanë rënë në ishujt e Detit Adriatik në Kroaci.

Vetëm në Ukrainë janë raportuar 43 të vdekur, shumë nga të pastrehë, që janë gjetur në rrugë.

Më shumë se 720 ukrainasë të tjerë janë hospitalizuar për shkak të hipotermisë.
XS
SM
MD
LG