Ndërlidhjet

OKB lavdëron bisedimet me Iranin


Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore ka lavdëruar në mënyrë të matur vizitën treditore të inspektorëve të OKB-së në Iran, por ka thënë se duhet bërë edhe më shumë punë për të ulur shqetësimet ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor të republikës islamike.

“Jemi të lodhur. Kishim diskutime treditore intensive në lidhje me prioritetet tona dhe jemi të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha çështjet e diskutueshme. Iranianët janë të përkushtuar po ashtu për këtë, por natyrisht, duhet edhe shumw punë për të bërë, kështu që kemi planifikuar edhe një udhëtm tjetër në të ardhmen”, tha zëvendësdrejtori i Agjencicsë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Herman Nakarts, i cili ka drejtuar misionin në Iran.

Udhëtimi në Iran pason një raport të nëntorit të agjencisë, që jepet indikacione për një program të mundshëm për armë bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG