Ndërlidhjet

Turistët gjermanë, ankesë ndaj kapitenit të Concordia-s


Një grup prej 19 turistëve gjermanë kanë parashtruar një ankesë në polici në Gjermani kundër kapitenit italian të anijes së përmbysur Costa Concordia.

Avokati i grupit Hans Reinhardt, tha se kapiteni Fransesko Shetino, “për shkak të neglizhencës u ka shkaktuar atyre dëmtime trupore, i ka ekspozuar para rrezikut, ka rrezikuar navigimin dhe ka dështuar t’iu ofrojë ndihmë personave në vështirësi”.

Reinhardt tha se parashtrimi i ankesës nuk ka për qëllim që të nisë ndonjë proces gjyqësor në Gjermani, por më shumë që të pretendojë dëmshpërblimet nga kompania italiane.

Costa Concordia kishte më shumë se 4 mijë njerëz në anije, kur u përmbys më 13 janar, duke lënë të vdekur të paktën 17 persona.

Kapiteni Shetino është nën arrest shtëpiak, nën akuzat për vrasje pa paramendim, për mbytjen e anijes si dhe për braktisjen e saj.
XS
SM
MD
LG