Ndërlidhjet

Pako me antraks në zyrën e kryeministrit pakistanez


Autoritetet në Pakistan thanë se një pako që përmbante pluhur antraksi është dërguar në zyrën e kryeministrit Jusuf Raza Gilani.

Zëdhënësi i Gilanit, Akram Shahidi, tha se pakoja është pranuar në tetorin e kaluar dhe mendohet se është dërguar nga një grua që është profesoreshë ne Universitetin Jamsboro në provincën jugore të Sindit.

Askush nuk ka pësuar dëme shëndetësore nga pakoja dhe nuk dihet motivi që ka shtyrë gruan ta dërgojë pakon.

Zëdhënësi po ashtu nuk ka bërë me dije se pse ky lajm nuk është publikuar deri me tash, sikurse që nuk ka treguar nëse gruaja është arrestuar.
XS
SM
MD
LG