Ndërlidhjet

Thaçi falenderon spektrin politik për rezolutën


Kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë ka falënderuar gjithë spektrin politik kosovar për nxjerrjen e rezolutës sw Kuvendit pwr përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kjo rezolutë e spektrit politik kosovar e aprovuar dhe e nxjerrë dje nga Kuvendi i Kosovës, është një mesazh i unitetit politik dhe qytetar, i përgjegjësive shtetërore, i respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, i respektimit të plotë të parimeve të planit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari”, theksoi kryeministri Thaçi në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ai është zotuar në kryerjen e të gjitha obligimeve që dalin nga dokumenti i presidentit Ahtisaari, “në mënyrë që të përmbyllet suksesshëm procesi gjatë vitit 2012”.

Kryeministri Thaçi është shprehur edhe rreth çështjes së dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë korrekte, e përgjegjshme dhe kreative në këtë proces, me përgjegjësitë më të larta për implementimin e konkluzioneve të arritura në Bruksel, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, me ndërmjetësimin ndërkombëtarë, gjithmonë në implementimin sipas standardeve dhe parimeve evropiane”, ka thënë shefi i ekzekutivit.
XS
SM
MD
LG